Lajme

Gruaja kërcënoi me vetëflijim, pasi Përmbarimi do t’i merrte shtëpinë

Një grua kërcënoi sot se do të hidhej nga ballkoni i katit të tetë të një pallati në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e 9-katësheve në kryeqytet, pasi gruaja kundërshtoi ekzekutimin e vendimit nga Përmbarimi që kërkon t’i marrë shtëpinë. Ajo kërcënoi për më shumë se tre orë me vetëflijim, ndërsa pas negocimit të policisë me Përmbarimin për të zgjatur afatin e ekzekutimit të vendimit me 10 ditë, zonja e shtëpisë ka zbritur.
I biri i saj në një prononcim për mediat theksoi se shkak për këtë ishte bërë vendimi i përmbarimit për t’i nxjerrë nga banesa, për të cilën thotë se çështja është në gjyq.
“Gjithë problemi ka nisur në datë 23 janar, jemi në një proces gjyqësor me Credins Bank, në datë 28 jemi njohur nga përmbarimi, që duhet të lirojmë banesën. Bëmë ankimim, ndërkohë që ai (përmbaruesi) erdhi dhe godiste derën me shkelma, na terrorizoi”, është shprehur i biri i gruas që kërcënon me vetëflijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë