Lajme

Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses, Gani Dizdari

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari është shkarkuar përfundimisht nga detyra.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 16 korrik të vitit të kaluar. Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes. Po ashtu, Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.
Por, anëtari i Kushtetueses nuk u pajtua me vendimin e komisionit të vettingut duke e apeluar. Pas shqyrtimit të ankimit, në datë 12 shkurt trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vulosur përfundimisht shkarkimin.
Gani Dizdari ka qenë pjesë e elitës së drejtësisë shqiptare, përfshi Hetuesinë, zv/Prokuror i Përgjithshëm, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe së fundmi edhe gjyqtar kushtetues.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë