Në kuadër të takimeve me qytetarët, kryetari Lulzim Basha është zhvendosur në Burrel, ku i ka ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit, ashtu siç ka bërë në qytete dhe zona të tjera.
Kryedemokrati në takim me qytetarët u shpreh se problemi kryesor është vjedhja e taksave dhe bashkëpunimi i pushtetit me oligarkët.
“Taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë dhe e naftës nuk janë thjesht rritje, por kjo është vjedhje. Këta janë kapur duke vjedhur studentët, janë kapur duke vjedhur edhe votat dhe këtë e tregoi Zëri i Amerikës. Sot shqiptarët e kanë parë se këta kanë dalë lakuriq, sepse u kapën duke vjedhur. Ju ftoj të gjithë më 16 shkurt në protestën masive. Të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Europa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, u shpreh ndër të tjera Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje