Lajme

Shkarkohen 6 zyrtarë në Hipotekën e Durrësit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka njoftuar të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.
Ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, kontrolli i bërë së fundi ka nxjerrë në pah një sërë problemesh
“Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës, duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje me shkrim për 10 të tjerë, juristë dhe hartografë, duke e çuar në total numrin e masave në 31 masa”, tha ndër të tjera ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë