Lajme

Gjendet e pajetë te liqeni i Sharrës, dyshimet bien mbi kunatin

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur rreth orës 08:18 të mëngjesit të sotëm në kodrat e liqenit të Sharrës në Tiranë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba. Viktima u identifikua si Lirie Xhepa, rreth 45 vjeç.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.
Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.
Sipas grupit hetimor, dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për krim në familje, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 20 persona, për të cilët mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen.
Viktima mësohet se ka pasur një konflikt me kunatin, i cili është shoqëruar në Polici.
Lirie Xhepa, nënë e tre djemve dhe e ve prej rreth 10 vitesh, ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në shtëpinë e saj, jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë