Lajme

Operacioni antidrogë, 40 ditë burg për 4 nga 6 të arrestuarit në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 40 ditë për 4 nga 6 të arrestuarit në Vlorë nga operacioni i gjerë antidrogë “Lulet e Pranverës”.
Burg 40 ditë është dhënë për: Kristjan Llanaj 36 vjeç, Bilal Kabello 34 vjeç,
Arbnor Xhimaj 34 vjeç dhe Kujtim Elmazi 58 vjeç.

Kjo masë është vendosur deri në mbërritjen e materialeve nga Italia.
Gjatë operacionit në Vlorë u ndaluan 6 persona: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj. Operacioni antidrogë është zhvilluar njëkohësisht në dy shtete: Shqipëri dhe Itali. Në Itali operacioni “Lulet e pranverës” vuri në pranga 27 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë