Gazeta Si – Një avion rajonal i “Air Canada Express” u përplas me një automjet të zjarrfikësve gjatë uljes në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut.
Përplasja vrau dy persona – piloti dhe bashkëpiloti – dhe aeroporti u mbyll përkohësisht. Aeroplani, një CRJ-900 nga Montreali i operuar nga linja ajrore rajonale Jass Aviation, thuhet se goditi automjetin me një shpejtësi prej afërsisht 39 kilometrash në orë.
Autoriteti i Aviacionit Civil të SHBA-ve (CASA), ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve, duke e quajtur situatën një “emergjencë” dhe duke treguar një probabilitet të lartë zgjatjeje.
Disa fluturime që mbërrijnë në aeroport janë devijuar në aeroporte të tjera ose janë kthyer në pikat e tyre të nisjes.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit tha se ekipet e emergjencës janë nisur pas raportimeve për një incident në pistë. Ky i fundit, u raportua fillimisht nga faqja e ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24 në rrjetin X.
Departamenti i Zjarrfikësve i New Yorkut postoi në X duke i thënë njerëzve të “presin anulime, mbyllje rrugësh, vonesa në trafik dhe praninë e personelit emergjent pranë Aeroportit LaGuardia.”
“Përdorni rrugë alternative,” thuhej në postim. Bordi Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB) ka dërguar një ekip për të hetuar përplasjen.
Më parë, LaGuardia kishte paralajmëruar për ndërprerje fluturimesh për shkak të kushteve të motit, me shi të lehtë dhe mjegull që godisnin zonën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje