Politike

Basha: Pagё 300 euro nё muaj pёr tё vetizoluarit. Rama: Shifra kap nivelet e G-7

Partia Demokratike ka propozuar njё skemё tё posaçme si njё paketё ndihmёse pёr familjet qё detyrohen tё mbesin tё izoluar si pasojё masave e marra pёr vetizolimit pёr shkak tё pёrhapjes sё koronavirusit. Duke paralajmёruar si fakte tronditёse,  ku qeveria nё kёto dy javё ka dhёnё 52 milionё euro pagesa dhe tendera, kryedemokrati jep shembullin se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike, si pjesё e propozimeve qё ka bёrё PD-ja prej kohёsh pёr tejkalimin e kёsaj situate.

Sipa planit tё propozuar, PD-ja kёrkon qё tё gjithё tё vetёpunёsuarve tё biznesit tё vogёl, qeveria mund t’u dedikojё njё pagesё prej 300 euo nё muaj, pёr çdo muaj qё ato do tё kenё mbyllur aktivitetin e tyre. “Kostoja llogaritet rreth 20-25 milionё euro nё muaj dhe ёshtё e pёrballueshme, pasi vetёm njё njё kilometёr rrugё nё zonёn e Astirit ёshtё pёrllogaritur me shiftёn e 20 milionё eurove”, thuhet nё propozimin e PD-sё.

Image

Gjithashtu kjo skemё parashikon qё pёrpos tё vetёpunёsuarve dhe biznesit tё vogёl, njё kujdes i veçantё duhet tё tregohet edhe pёr punonjёsit e operatorёve ekonomikё, si fasonёt, operatorёt e call centet, operatorёt turistikё, qё janё prekur mё sё shumti nga masat e marra parandaluese nё vendin tonё dhe nga shtetet e tjera. “Pёr kёto kategori propozojmё qё pёr tё gjitha bizneset, tё cilat janё tё detyruar qё t’i lejnё punonjёsit nё shtёpi dhe qё janё nё pamundёsi page: qeveria duhet tё pёrballojё dhe tё mbulojё tё paktёn pagёn minimale, si dhe bizneset qё i lёnё punonjёsit nё shtёpi i paguajnё pagёn, kostoja e pagёs sё tyre tё llogaritet si shpenzim i zbritshёm nё masёn 200%  tё shpenzimit tё kryer”.

Reagimi i Ramёs dhe kundёr pёrgjigja e Bashёs

Pas kёtij propozimi ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke theksuar se deri sa tё mbarojё njё kjo luftё e shpallur kundёr kundёr koronavirusit, shifrat e opozitёs do tё kapin nivelin e njё vendi me ekonomi tё fortё qё pёrfshihen nё G-7.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”, shkruan Rama nё llogarinё e tij zyrtare nё Twitter.

Ndёrsa kryedemokrati i ka reaguar sёrish ndaj sulmeve tё Ramёs, duke i cilёsuar se ato bёhen pёr tё qenё  mburojё e vjedhje dhe tё korrupsionit.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, shkruan Basha nё postimin e tij nё rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë