Ka ndodhur

Plagoset me armë 39-vjeçari në Kavajë, kapet autori dhe bashkëpunëtori i tij

Gazeta Si – Një 42-vjeçar u arrestua në Kavajë, pasi plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka arrestuar edhe një 35-vjeçar që ndihmoi autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me makinën e tij.

Konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa policia gjeti edhe armën e përdorur që 42-vjeçari e kishte hedhur mes shkurreve gjatë momentit të largimit. Ai u arrestua pas tri orësh.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë