Nga Gazeta ‘Si’- Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë, duke dënuar dhunën që siç thuhet është e papranueshme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna është e papranueshme.
Ambasada thotë se inkurajon partitë politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.
Në protestën e një mbrëmje më parë, ajo që u vu re ishte zëvendësimi i flamujve të SHBA me ato të BE dhe Gjermanisë.
Një simbolikë kjo që u përdor nga demokratët pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut.
Ndërkohë, ende nuk ka një afat se kur 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian do të shprehen për Raportin e Komisionit Europian mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim.
Simbolika e flamurit gjerman në protestë lidhet edhe me lajmet që kanë qarkulluar se Gjermania është në krye të vendeve që ka ngritur pikëpyetje për miratimin e raportit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje