Ekonomi

Reagon Sejko, pas letrës së PD për bankat: Risku është i mirëmenaxhuar

Pas letrës që opozita i dërgoi bankave të nivelit të dytë, ku kërkohej të mos jepnin më kredi, ka reaguar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Ai ka deklaruar se këto banka janë në gjendje të vlerësojnë rrezikun gjatë dhënies së kredive, duke shtuar se deri më tani nuk ka probleme që lidhen me pastrimin e parave nga bankat.
“Në rastin konkret PPP ndihen nën kriteret e financimit të projektit, janë të kushtëzuara me kritere të veçanta që normalisht qoftë për riskun e kredisë ashtu dhe për riskun e pastrimit të parasë bankat e nivelit të dytë kanë rregulloret e nevojshme, instrumentat e nevojshëm për ta kontrolluar dhe monitoruar këtë risk. Ne ndjehemi kofident që risku është i mirëmenaxhuar,” shtoi Sejko.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë