Ka ndodhur

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë, 3 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

Gazeta Si – Një konflikt mes disa personash në Bulqizë ka përfunduar me tre të plagosur, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 marsit, rreth orës 20:30.

Sipas informacionit paraprak nga policia, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në përplasje fizike Q.B., A.T. dhe D.H.

Ata janë shoqëruar menjëherë nga policia e Bulqizës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rreth orës 21:00, situata është përshkallëzuar sërish jashtë ambienteve të një lokali, ku janë mbledhur familjarët e personave të shoqëruar. Në këtë moment, J.C. dhe Y.Sh., janë konfliktuar fizikisht me R.D., A.K., dhe R.T.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, dyshohet me mjete prerëse. Të dëmtuarit janë identifikuar si Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç, për të cilët ende nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Të tre të plagosurit janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve J. C. dhe Y. Sh., ndërsa zona po krehët për kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë