Politike

Vota pro e Albin Kurtit për bashkim kombëtar, Spiropali: Duhen shumë bisedime, t’i lëmë “cic-micet”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për një marrëdhenie të re me Albin Kurtin.

E pyetur për bashkëpunimin e ardhshëm me qeverinë e Albin Kurtit, Spiropali tha se nga pala shqiptare do të ketë gjithnjë dashamirësi për të folur si ”shqiptari me shqiptarin”.   

“Kjo është e sigurt dhe shpresoj që të kemi të njëjtën dashamirësi sepse interesat tona kombëtare të dy vendeve shkojnë përtej interesave elektorale të momentit.

Secili në qeverinë e tij mund të bëjë shumë për këtë përafrim duke lënë cic micet e vogla”, tha ajo.

Elisa Spiropali komentoi deklaratën e Albin Kurtit se nëse do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të përafrohen në të gjithë nivelet dhe duhet të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët”

Spiropali tha se kjo është një çështje që kërkon bisedime dhe mirëkuptim nga të dyja palët.

“Ka qenë një linjë e pandryshuar e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është një çështje, e cila do shumë bisedime, e cila do mirëkuptim nga të dyja palët, ne e kemi shpresuar dëshirën për mirëkuptim dhe bisedime dhe afrim sa më të madh jo vetëm të legjislacioneve, por edhe të memorandumeve të bashkëpunimit”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë