Futboll

Buenos Airesi nën ujë, shtyhet “finalja e shekullit”


Ndeshja e parë e “finales së shekullit” është shtyrë për shkak të motit të keq. Lajmi është zyrtarizuar nga “Conmebol”, që sqaron se ndeshja do të luhet ditën e diel. Shirat e fortë të rënë në kryeqytetin e Argjentinës mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar përmbytje, duke e bërë të pamundur zhvillimin e finales së parë të Kupës Libertadores mes Boka Zhunior dhe River Plejt.

Situata ka qenë kritike dhe autoritetet lokale e përfaqësuesit e“Conmebol”, organizmit që drejton futbollin latino-amerikan, hodhën hipotezën eshtyrjes së ndeshjes, ndërsa në mbrëmje lajmi është bërë zyrtar. Rrugët që të çoninnë stadiumin “Bombonera” ishin të mbushura me ujë, ashtu si dhe fusha, ku janë bërë disa teste para se të merrej vendimi përfundimtar. Në terrenin e lojës ka pasur pellgje me ujë, ku topi nuk kërcente. Nga organizatorët u tha se do të pritej disa orë për të verifikuar, nëse gjendja mund të përmirësohej, por fusha nuk erdhi në kushte optimale, duke bërë që sfida të shtyhet.

Shkallët e stadiumit “Bombonera”të mbushura me ujë

Në orën 13:00 (ora lokale), “Bombonera” hapi dyert për tifozët, ndërsa autoritetet lokale dhe Ministria e Sigurisë shtuan forcat në ambientet rreth stadiumit, sidomos në zonat nevralgjike të Buenos Airesit. Ishin 2000 dhejo 1300 agjentët që do të mbanin në kontroll situatën. Në një moment u vendos që ndeshja të luhej, por shiu filloi sërish dhe funksionarët e “Conmebol” bënë një inspektim tjetër. Arbitrat bënë testin e kërcimit të topit dhe në fund u vendos që ndeshja të shtyhet për të dielën, në orën 16:00 me orën lokale, që korrespondon me orën 20:00 në vendin tonë.

Rrugët e përmbytura të Buenos Airesit


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë