Futboll

“Lojtarët e PSG binin si të vdekur, 500 mijë ndërprerje loje!”

Liverpuli i komplikoi pozitat në Champions pas humbjes me PSG-në. Tani i duhet të mundë Napolin për të kaluar grupin, por drejtuesit e klubit anglez kanë shumë pakënaqësi për sjelljen e lojtarëve të PSG-së në fushë. Në pjesën e dytë u luajt shumë pak futboll, sepse loja ndërpritej shumë shpesh nga faullet ndaj Neymar me shokë.

Pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klop shpërtheu në kritika, duke i akuzuar lojtarët kundërshtare për abuzimin me këtë lloj sjelljeje. “Nuk dua të them se PSG nuk e meritoi, por… Neymar u tregua inteligjent. Merrte faulle për të ulur ritmin tonë, u tregua shumë dinak. Shumë lojtarë binin në fushë dhe bënin sikur kishin pësuar një dëmtim të tmerrshëm. Binin sikur ishin të vdekur dhe më pas ngriheshin. Në pjesën e dytë u ndërpre loja 500 mijë herë dhe arbitri mendon se e ka bërë mirë punën e tij. Mund t’i ndëshkonte. Nëse një lojtar rrëzohet në fushë pa asnjë arsye, është sjellje antisportive”, – tha mes të tjerash trajneri Klop.

Deklarata e trajnerit Klop pas ndeshjes me PSG-në

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë