Futboll

Akuza e Eto: Trajnerët me ngjyrë shihen si qenie të dorës së dytë!

Tema e racizmit është gjithmonë e prekshme në futboll. Samuel Eto, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, në një intervistë për “Canal Plus”, ka folur hapur, duke akuzuar për përbuzje ndaj trajnerëve ngjyrë në futbollin e sotëm, edhe pse ata mund të jenë shumë të aftë.

“Sot ka trajnerë afrikanë që janë shumë të zotët, janë në nivelin e trajnerëve më të mirë në Europë. Për atyre nuk u besohet. Ka një mungesë të theksuar besimi ndaj trajnerëve me ngjyrë, sepse ne shihemi si qenie njerëzore të dorës së dytë”, – ka theksuar ish-kapiteni i Kamerunit ndër të tjera. Ai është treguar i drejtpërdrejtë për këtë çështje, pasi nuk e fesh dëshirën për të bërë në të ardhmen edhe si trajner atë që ka bërë si futbollist.

“Kam fituar gjithçka në Europë si futbollist dhe tani dua të fitoj edhe si trajner” – ka pohuar Eto. Sulmuesi kamerunas ka një karrierë shumë të pasur, por momentet më të mira i ka pasur me Barcelonën dhe me Interin, duke fituar dy herë tripletën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë