Futboll

“Football Leaks” frikëson PSG-në dhe Sitin, UEFA rihap çështjet

“Nëse informacionet e fundit tregojnë se çështjet e mëparshme nuk janë administruar në mënyrë korrekte, atëherë këto çështje do të rishikohen”. Ky është njoftimi zyrtar i UEFA-s për atë çfarë ka zbuluar së fundi “Football Leaks”, që ka publikuar dokumente që vërtetojnë se dy klube të mëdha si PSG dhe Mançester Siti, kanë thyer rregullat e “fair-play”-it financiar. Qeveria e futbollit europian është gati të vlerësojë edhe një herë situatën financiare të dy klubeve në fjalë dhe vendimet e tyre në raport me rregullat e “fair-play-it”-t.

Dokumentet e“Football Leaks” faktojnë se klube të ndryshme, mes tyre  Mançester Siti dhe PSG-ja, kanë dribluar rregullat, pra kanë bërë shkelje. “UEFA bën çdo vit një vlerësim të të gjitha klubeve në lidhje me “fair-play”-in financiar në terma të ekuilibrit ekonomik,- thuhet gjithashtu në njoftimin e organizmit të udhëhequr nga Aleksandër Ceferin. – Nëse ka informacion të ri në këtë vlerësim, UEFA do ta përdorë për ta ballafaquar me shifrat e dhëna më parë nga klubet e akuzuara”.

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, dhe Mbape

PSG-ja dhe Mançester Siti janë dy klube të financuara nga sheikët arabë dhe vitet e fundit po dominojnë merkaton europiane, duke shpenzuar shifra të çmendura për të blerë lojtarët më të mirë. Por, me sa duket, ka diçka që e kanë bërë gabim, duke mos respektuar rregullat e UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë