Luis Hamilton, piloti anglez i Mercedesit, nuk e ka miratuar idenë për të organizuar një “Çmim të madh” në Vietnam, duke nisur nga viti 2020. Kampionin anglez nuk e tërheqin aspak këto vende. Ai preferon të ketë më shumë gara, por pistat të jenë në vende që kanë traditë në garat e Formula 1.
“Për garat, nuk e di sa e rëndësishme është që ato të shtohen në vende të tjera, – ka thënë Hamilton për BBC-në. – Nëse do të kishte një “Çmim të madh” të Londrës, përveç Silverstonit, do të ishte shumë bukur. Kemi një histori të gjatë të garave të Formula 1 në Angli, Gjermani, Itali dhe tani edhe në Amerikë, por në këto vende ka vetëm një garë në vit. Nëse do të varej nga unë, do të shtoja pista në këto vende”.

Në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, do të bëhet një garë e Formula 1 prej vitit 2020, pasi në të shkuarën e afërt janë bërë pista në Kinë, Indi, Korenë e Jugut, Singapor, Abu Dhabi, Bahrein, Rusi, Azerbajxhan dhe Turqi. “Kam qenë në Vietnam dhe është një vend humb i bukur, – ka shtuar Hamilton. – Gara në Indi ishte e çuditshme, sepse është një vend shumë i varfër dhe është ndërtuar një pistë, ku zhvillohet një garë në mes të asgjësë. Jam ndjerë në konflikt me veten. Kemi bërë edhe një pistë në Turqi, ku askush nuk erdhi ta na shihte. Pista është fantastike, por pa publik nuk ka sens. Nëse ka një pistë në Gjermani, mund të ketë edhe një tjetër në Berlin. Besoj se lidhja me qytetet, ku jetojnë shumë njerëz, është diçka e mirë. Nuk është e domosdoshme të bëhen pista në vende, ku nuk dinë asgjë për Formula 1″.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje