Tifozët e Barcelonës kanë mbërritur në Milano për të ndjekur ndeshjen e Champiosn League me Interin. Një episod i këndshëm ka ndodhur me dy prej tyre, të cilët mbanin një banderolë dedikuar yllit të katalanasve, Lionel Mesi.
“Leo, je fjalëkalimi i të gjitha adresave të mia në rrjetet sociale”. Ky është rrëfimi i dy tifozëve të Barcelonës në Milano. Një banderolë që është komentuar në një mënyrë shumë simpatike edhe nga vetë klubi katalanas nëpërmjet faqes në Tuiter. “Leo” ose “Messi” si fjalëkalim nuk është shumë i sigurt, ndaj dhe klubi spanjoll u ka bërë tifozëve një sugjerim.
“Për të evituar rrezikun e vjedhjes së sa fjalëkalimit tuaj, ai duhet të jetë minimalisht me 8 karaktere, duke përfshirë shkronja të mëdha, të vogla, numra dhe simbole. Për shembull, fjalëkalimi mund të ishte ky: LeoMessi10IsTheG.O.A.T!” Në këtë sugjerim të Barcelonës, “Goat” i referohet më të mirit të të gjitha kohërave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje