“Nëse informacionet e fundit tregojnë se çështjet e mëparshme nuk janë administruar në mënyrë korrekte, atëherë këto çështje do të rishikohen”. Ky është njoftimi zyrtar i UEFA-s për atë çfarë ka zbuluar së fundi “Football Leaks”, që ka publikuar dokumente që vërtetojnë se dy klube të mëdha si PSG dhe Mançester Siti, kanë thyer rregullat e “fair-play”-it financiar. Qeveria e futbollit europian është gati të vlerësojë edhe një herë situatën financiare të dy klubeve në fjalë dhe vendimet e tyre në raport me rregullat e “fair-play-it”-t.
Dokumentet e“Football Leaks” faktojnë se klube të ndryshme, mes tyre Mançester Siti dhe PSG-ja, kanë dribluar rregullat, pra kanë bërë shkelje. “UEFA bën çdo vit një vlerësim të të gjitha klubeve në lidhje me “fair-play”-in financiar në terma të ekuilibrit ekonomik,- thuhet gjithashtu në njoftimin e organizmit të udhëhequr nga Aleksandër Ceferin. – Nëse ka informacion të ri në këtë vlerësim, UEFA do ta përdorë për ta ballafaquar me shifrat e dhëna më parë nga klubet e akuzuara”.

PSG-ja dhe Mançester Siti janë dy klube të financuara nga sheikët arabë dhe vitet e fundit po dominojnë merkaton europiane, duke shpenzuar shifra të çmendura për të blerë lojtarët më të mirë. Por, me sa duket, ka diçka që e kanë bërë gabim, duke mos respektuar rregullat e UEFA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje