Politike

1 Maji, Meta: Qeveria, propagandë me lugën bosh e suksese 3D

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, Presidenti Ilir Meta akuzon Qeverinë se përmes propagandës po u ofron shqiptarëve dhe punëtorëve një realitet që nuk ekziston.

“Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë”, shkruan ai.

Meta kërkon një reflektim për gjendjen në të cilën ndodhet kjo kategori, duke u ndalur që nga niveli i pagës, kushteve të punës dhe largimi i punonjësve të kualifikuar.

“Kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5%, është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar”, shkruan Presidenti.

Meta thotë se tërmeti dhe pandemia mbyllën me mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë mirëqënien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë dhe duke thelluar ndjeshëm mjerimin në shoqëri e dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë