Jorida Tabaku deklaroi të enjten se 10 “oligarkë” kanë marrë 2100 tendera vetëm në një vit. “1 në 3 tendera i kanë marrë pa garë”, tha ajo.
Një deklaratë që sa duket është komentuar edhe nga ndjekësit në faqen e Facebook të kryeministrit Rama.
Ky i fundit publikoi një tabelë pa u fokusuar shumë tek 10 “oligarkët” por tek taksat që paguajnë sot më të pasurit e Shqipërisë.
“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje!”, shkruan Rama.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje