Politike

10 vjet nga MSA, Soreca: Shqipëria ende sfida në sundimin e ligjit

Në 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Soreca shkruan se ndonëse vendi ka bërë përparim të dukshëm në këto 10 vite, ka ende shumë sfida, duke theksuar veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
“10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.
Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit”, shkruan ambasadori i BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë