Politike

10 vjet pa viza. Meta, shqiptarëve: Mos e braktisni Shqipërinë!

Më 15 dhjetor të 10 viteve më parë, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në vendet e zonës Shengen.

Sot pas 10 vitesh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, (i cili atë kohë ishte në koalicion me Berishën) nënvizon:

“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë