Politike

100 vjet marrëdhënie me SHBA, Berisha nxjerr Tritan Shehun: Një lidhje që nuk u zbeh për njerëzit  

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike me SHBA, nga selia e Partisë Demokratike, (kryetar i së cilës është i shpallur non-grata) ka reaguar deputeti Tritan Shehu.

“Një lidhje dhe partneritet strategjik i veçante me atë vend garanci e lirive, vlerave e paqes në botë!

Një histori e tërë në një shekull, një histori jo thjesht shkëmbimesh e miqësie.

Një shekull mbështetje, garancie për shpresat tona të atëherëshme dhe të sotme.

Një shekull afërsie sikur te mos na ndanin det e oqean.

Një lidhje e cila asnjëherë nuk u zbeh për njerëzit, edhe në vitet e errëta te izolimit komunist.

100 vite që të tilla tashmë kanë hedhur themelet e 100 viteve te ardhshme”, shkruan Tritan Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë