Politike

100-vjetori i marrëdhënieve, mesazh urimi edhe nga ish-Presidenti Bush

Mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në Shqipëri ka dërguar edhe Presidenti i parë dhe i vetëm i SHBA që ka vizituar vendin tonë.

George W. Bush shkruan se “unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ky gur kilometrik veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike”.

Ai shpreh krenari që në 2007 vizitoi Shqipërinë si President i parë i SHBA që e bënte këtë.

“Në vitin 2007, isha krenar që u bëra Presidenti i parë i SHBA në detyrë i cili vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara”, vijon mesazhi.

Më pasi, Bush falenderon Shqipërinë e shqiptarët për pasionin, tolerancën dhe vendosmërinë për të mbrojtur demokracinë, paqen e të drejtat e njeriut krah SHBA në NATO dhe në Këshillit e Sigurimit të OKB.

“Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i Lumtur t’i shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojnë të punojnë krah për krah, si aleate në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtat e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk rresht se përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’i shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj që të bëhen shembuj për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që ju kemi mike dhe aleate. Gëzuar 100 vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj edhe shumë vite të tjerë të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim. Zoti ju bekoftë”, shkruan ish-Presidenti i SHBA.

Mesazhi u lexua nga Ambasadorja Yuri Kim në takimin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë