Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit vendosi që t’i besojë pjesës më të madhe të kryebashkiakëve të saj duke i rikandiduar. Nga 53 kryebashkiakë rezulton se 11 prej tyre kanë fituar një mandat të tretë apo më shumë.
Rekordin e mbajnë Gezim Topçiu i bashkisë së Maliqit dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Topçiu ka shtatë mandate që ka fituar si kryebashkiak. Ndërsa Zotkaj është zgjedhur si kryebashkik për herë të parë në vitin 2004. Pikërisht për të hequr kryebashkiakët që e kishin kthyer si një çiflig të tyrin apo monopol qytetet, në vitin 2015 me reformën territoriale-administrative u vendos që të vihet një kusht për rizgjedhjen e kryebashkiakëve. Asaj kohe pati të debate të shumta për kohën e caktimit si mandat kufizues, duke kërkuar që një kryebashkiak të mos merrte jo më shumë se dy mandate. Palët ranë dakord që në ligjin për Vetqeverisjen Vendore në nenin 59 të miratohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”.
Mbi bazën e këtij formulimi, sipas një verifikimi rezulton se janë 11 kryebashkiakë që e kanë mandatin e fundit, pasi i plotësojnë tre të tillë. Erion Veliaj për Tiranën është në mandatin e tretë, këtë gjë e evidentoi edhe vetë gjatë fjalës me ekipin socialist të kryeqytetit pas certifikimit të rezultatit. Nga qytetet e tjera të mëdha janë Fieri dhe Korça. Armando Subashi dhe Sotiraq Filo kanë që nga viti 2015 që janë zgjedhur në krye të bashkisë. Edhe Termet Peçi i duhet t’i thojë lamtumirë drejtimit të Tepelenës, ku që nga viti 2011 ka qenë kryetar bashkie.
KRYEBASHKIAKET ME 3 DHE ME SHUME MANDATE
ERION VELIAJ TIRANE
SOTIRAQ FILO KORÇE
ARMANDO SUBASHI FIER
ARTUR BUSHI KRUJE
TONIN MARINAJ MALESI E MADHE
GEZIM TOPÇIU MALIQ
ADRIATIK ZOTKAJ POLIÇAN
ARIF TAFANI BELSH
MAJLINDA BUFI ROSKOVEC
JULIANA MEMAJ DIMAL
TERMET PEÇI TEPELENE
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje