Politike

11 parti në garë për 6 marsin

Janë 11 parti politike që janë regjistruar në garën për zgjedhjet e pjesshme vendore të gjashtë marsit, ku bie në sy mungesa e regjistrimit të aleatëve tradicionalë të Partisë Demokratike.

PS, PD, LSI janë regjistruar që të gjitha, po ashtu si partia Kristian Demokrate, Partia Demokristiane, Legaliteti dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Në këto zgjedhje nuk është regjistruar Partia Republikane e Fatmir Mediut, ajo Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, PDIU dhe as Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën me subjektet që janë regjistruar deri në përfundim të afatit ligjor, që ishte dita e hënë, ndërkohë që kjo e martë është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.

KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë