Përmes një mesazhi t shpërndarë në rrjetet sociale, kryedemokrati Lulzim Basha, ka kujtuar ditën kur u vendos që shqiptarët të lëviznin pa viza në Europë.
Basha thotë se demokratët përmbushën një ëndërr për të gjithë shqiptarët para 11 vitesh. Kreu i PD-së thekson se rrugëtimi drejt BE-së ka mbetur në vendnumëro për shkak të qeverisjes së Edi Ramës.
“Në 15 Dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit. Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro”, shkruan Basha.
Më tej, Basha shkruan se në prag të Kuvendit të 18 dhjetorit detyra e demokratëve është që të bashkohen rreth vlerave më të mira të PD-së dhe të lenë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen.
“Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë”, vijon kryedemokrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje