Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme fotot dhe emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Ata vijojnë të jenë ende në kërkim për akuzat e vrasjes ku rezulton një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 35 vite burg, ndërsa mbi 10 të tjerët rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe kultivimit të kanabisit.
“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje