Politike

12-vjetori i anëtarësimit në NATO, ShBA: Kini besim te ne

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u është referuar fjalëve të shqiptuara nga Presidenti George Ë. Bush gjatë vizitës historike në Shqipëri për të uruar 12-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Shqipëria është një mik e aleat i fortë dhe besnik dhe shpresoj që kjo vizitë sot të përçojë sinjalin e fortë te populli shqiptar se mund të mbështetet te Amerika, ashtu siç mund të mbështetet te ju”, deklaronte mes të tjerave në atë kohë Presidenti Bush.

Këto fjalë janë rikthyer nga Ambasada e SHBA në Tiranë, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar edhe përvjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO.

Po përmes rrjeteve sociale ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se sot Shqipëria nuk është thjesht formalisht anëtare e Aleancës, por një partnere e dobishme dhe e besueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë