Më 11 mars 1900, pra 120 vjet më parë, Milani, – atëherë i quajtur “Milan Cricket and Foot-Ball Club”, – luante ndeshjen e parë në historinë e tij. Pas themelimit të klubit më 16 dhjetor 1899, kuqezinjtë zbritën në fushë për herë të parë në orën 15:00 të 11 marsit 1900, në “Campo Trotter” të Milanos. Ekipi kuqezi sfidoi Shoqërinë e Edukimit Fizik Mediolanum për të fituar “medaljen e mbretit”.
Duhet theksuar se ishte një ndeshje që zgjati 80 minuta dhe u zhvillua pa rregulla precize. Milani zbriti në fushë me fanellën me vija vertikale kuqezi dhe e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Alison dhe Kilpin.
Kanë kaluar 120 vjet që atëherë dhe Milani ka bërë histori jo vetëm në Itali, por edhe në kompeticonet më të rëndësishme europiane, duke fituar trofe të ndryshëm. Është një nga klubet me më shumë adhurues edhe në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje