Futboll

15 pozitivë te Xhenoa, Liga shtyn ndeshjen me Torinon

Xhenoa-Torino, e programuar për t’u luajtur të shtunën, është shtyrë zyrtarisht. Pas dy ditësh reflektimi, ka ardhur edhe vendimi nga këshilli i jashtëzakonshëm i Ligës në Itali. Nuk mund të vendosej ndryshe, duke ditur se 15 pjesëtarë të Xhenoas kanë rezultuar pozitivë në testet anti-Covid-19 pas ndeshjes me Napolin.

Katër pjesëtarë të stafit dhe 11 lojtarë, i fundit Valon Behrami, janë infektuar nga Koronavirusi, kështu që ishte e natyrshme që ndeshja e radhës për Xhenoan të shtyhej, edhe pse protokolli në Itali nuk parashikon një limit të caktuar lojtarësh për anulimin e një sfide.

Duhet qartësuar se në të ardhmen do të merret për bazë norma e UEFA-s, që do të thotë se në raste analoge ndeshjet do të luhen. Sipas normës së UEFA-s, ndeshja do të luhet, nëse skuadra ka 13 lojtarë të disponueshëm mes tyre edhe një portier. Për momentin, nuk ka një datë për zhvillimin e ndeshjes Xhenoa-Torino. Për lojtarët e Xhenoas është kërkuar edhe një tjetër tampon para se të ata të stërviten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë