Greqia ka rejgjistruar sot më shumë se 1,500 raste të reja, shumica e të cilave kanë të bëjnë me të rinjtë.
Duket se mutacioni Delta po luan një rol të madh në rritjen e shpjejtë të rasteve në vendin fqinj, i cili sipas ekspertëve, pritet të mbizotërojë në Greqi deri në gusht.
Në fakt, nëse rastet arrijnë në 1,800, gjë që ka shumë të ngjarë të ndodhë, vendi fqinj do të regjistrojë trefishin e rasteve krahasuar më të martën e kaluar.
Presidenti i Komitetit të Ekspërtëve, Panagiotis Arkoumaneas, thotë se numri i rasteve ditore është rritur për dhjetë ditë dhe sot do të shpallen më shumë se 1,500 raste.
Presidenti megjithatë, vuri në dukje se deri më tani nuk ka rritje të pranimeve në spital, pasi mosha mesatare e rasteve ka rënë në 27 vjet. Ai gjithashtu theksoi se mbi 50% të rasteve tek të rinjtë nën moshën 30 vjeç vijnë nga jeta e natës.
Beteja për të mos e kthyer valën e 4-të në një “tsunami”
Rritja e rasteve ditore në Greqi filloi të martën e kaluar, kur ata arriten mbi 600, në dy ditë tejkaluan kufirin e 700 rasteve, duke arritur kulmin të shtunën në më shumë se 1.000 të infektuar.
Eksperti Sotiris i paraqiti kryeministrit Mitsotaqis pamjen e plotë epidemiologjike të vendit, duke theksuar zonat ku ka një tendencë të fortë rritëse të pandemisë, të tilla si Atika , Kreta dhe Egjeu i Jugut.
Që nga java e kaluar, ka pasur një rritje të konsiderueshme në rastet aktive me 75%. Trendi në rritje është vërejtur veçanërisht në moshat më të reja,” tha Tsiodras. “Ata që nuk janë vaksinuar sot veçanërisht bashkëqytetarët me sëmundje shoqëruese , rrezikojnë më shumë të infektohen dhe të sëmuren rëndë”.
Sidoqoftë, shifrat në mbulimin e vaksinimit sipas rajoneve tregojnë se Greqia ka ende një rrugë të gjatë përpara për të arritur imunitetin e tufës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje