Futboll

16 kampionatet “kokëfortë” në Europë, që nuk duan t’ia dinë për virusin

Organizata Botërore e Shëndetit e klasifikoi pandemi sëmundjen e ardhur nga përhapja e Koronavirusit. UEFA bllokoi Championsin dhe Europa League, shumë kampionate janë ndalur, shumë klube janë në karantinë dhe shumë lojtarë janë prekur nga virusi, megjithatë ka edhe shumë kampionate “kokëfortë”, që nuk duan t’ia dinë dhe këtë fundjavë do të vazhdojnë të luajnë, madje disa edhe me dyer të hapura.

Gjermania ishte vendi i fundit që vendosi të pezullojë kampionatin, dukë bërë që të mbeten 16 kampionatet europiane që do të vazhdojnë aktivitetin. Bundesliga ishte e vetmja nga kampionatet më të forta europiane që po rezistonte, por në fund u dorëzua. Në Turqi, për shembull, do të vazhdojë kampionati, por me dyer të mbyllura. Në shumë vende të tjera stadiumet do të jenë me tifozë, si më parë. Në këtë grup bëjnë pjesë Qipro, Rusia (deri në 5 mijë tifozë), Bjellorusia, Serbia dhe Islanda.

Në disa vende janë shtyrë ndeshjet e profesionistëve në kampionatin e meshkujve, por vazhdojnë kampionatet e femrave, ato të të rinjve dhe të amatorëve, siç janë Polonia dhe Portugalia. Ja dhe lista e 16 vendeve në Europë, ku në fundjavë do të ketë futboll: Qipro, Islandë, Suedi, Rusi, Serbi, Turqi, Ukrainë, Hungari, Azerbajxhan, Bjellorusi, Finlandë, Gjibraltar, Kazakistan, Kosovë, Mali i Zi dhe Ishujt Faroe. Shqipëria bën pjesë në ato vende, ku janë pezulluar të gjitha ndeshjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë