Lajme

16 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia shqiptari

Është ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.

Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë