Bombardimet ruse në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhia, kanë vrarë të paktën 17 persona dhe kanë plagosur 49 të tjerë, sipas drejtuesit të qytetit, Anatoliy Kurtev.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy reagoi mbi ngjarjen duke paralajmëruar se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan;
“Zaporizhia përsëri. Sërish sulme të pamëshirshme ndaj civilëve. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë janë 17 të vdekur. 49 të plagosur në spital, 6 prej tyre fëmijë. Poshtërsia absolute e të gjithëve. E keqja absolute. Çnjerëzorë dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe nga të gjithë ata që e ndoqën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Një domosdoshmëri. Para ligjit dhe para popullit”, shkroi Zelensky.”
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar fotografi të sulmit me raketa në Zaporizhia duke thënë se nëse forcat ushtarake ukrainase “do të kishin sisteme moderne antiraketë, mund të ishin parandaluar tragjedi të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje