Të paktën 20 milionë njerëz në SHBA mund të jenë infektuar me Covid-19, sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët e shëndetësisë.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar. Zyrtarisht, SHBA ka regjistruar 2.4 milionë infeksione të konfirmuara dhe 122.370 viktima.
Por, pas protestave masive, disa shtete amerikaen e kanë raportuar numrat rekord të rasteve ditët e fundit.
Universiteti i Uashingtonit parashikon 180,000 vdekje në SHBA deri në tetor, ose 146,000 nëse 95% të amerikanëve mbajnë maska.
“Vlerësimi ynë më i mirë tani është se për çdo rast që është raportuar, në të vërtetë ka pasur 10 infeksione të tjera,” u tha drejtori i CDC, Dr Robert Redfield, gazetarëve.
Kjo për shkak se testimi ishte i kufizuar te njerëzit me simptoma dhe transportuesit asimptomatikë nuk ishin testuar, tha ai. “Ne ndoshta kemi njohur rreth 10% të shpërthimit nga metodat që ne përdorim për të diagnostikuar midis marsit, prillit dhe majit”, tha ai.
Dr Redfield tha se të paktën 5% deri 8% e popullsisë amerikanë ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje