Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha përkujtoi 20 shkurtin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës përmes një mesazhi në Facebook
“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.
Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët.
34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.
59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak.
984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.
6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.
Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit.
Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre”, renditi Basha.
Sipas tij, drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
“Transparenca dhe ndarja nga e shkuara janë jetike për ta bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje