Me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, PD k depozituar zyrtarisht 21 kërkesa për informacion ndaj 21 institucioneve kryesore ne vend që lidhen me zgjedhjet.
Konkretisht, PD i kërkon informacion të plotë dhe të detajuar Drejtuesit të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja, për numrin e kallëzimeve penale të depozituar pranë kësaj prokurorie lidhur me krimet zgjedhore. Numrin e procedimeve penale të regjistruara lidhur me krimet zgjedhore, në çfarë faze ndodhen hetimet lidhur me to si dhe hetimet lidhur me publikimin e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës. E njëjta kërkesë edhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.
Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, PD i kërkon numrin e shtetasve të ndaluar, arrestuar dhe që janë referuar pranë organit të akuzës për krime zgjedhore, në rang kombëtar dhe për secilin qark si dhe numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021.
Më pas renditen inspektoriatitet, Agjencia e Prokurimeve Publike në lidhje me numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve të shpallura apo për të cilat fituesi është shpallur në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve; Këshilli Kombëtar i Territorit; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, më tej bashkitë për numrin e të punësuarve pranë Bashkisë, institucioneve të saj të varësisë, përfshi edhe shoqëritë në pronësi të saj, rritjen e fondeve të pagave, rritjen e numrit të punonjësve, rritjen e shtesave dhe shpërblimeve, numrin e përfituesve të ndihmës ekonomike dhe numrin e lejeve të ndërtimit si edhe hapësirat në metër katrorë të dhëna nga bashkia për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021. PD ka përfshire gjithashtu në kërkesat për informacion edhe 10 institucione të tjera, nder to drejtori kompani publike dhe tre ministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje