Maqedonia e Veriut ka shënuar një tjetër rekord tragjik në luftën kundër koronavirusit, duke regjistruar 22 humbje jete dhe 1,192 të infektuar.
Ministrisë së Shëndetësisë tha se bilanci i 24 orëve të fundit është më i rëndi në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë.
Rastet e reja, rezultojnë nga testimi i 3,211 mostrave. Numri i testeve thuhet të jetë rekord, sikurse është edhe numri i të infektuarve dhe viktimave brenda një dite.
Tetë humbje jete konfirmuan në Shkup, nga dy në Tetovë, Shtip, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa nga një në Gostivar, Pehçevë dhe Krushevë. Ndërkohë, nga të infektuarit, vetëm në Shkup u evidentuan 571 raste.
Maqedonia e Veriut ka konfirmuar që nga fillimi i pandemisë gjithsej 35,097 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,071 pacientë kanë vdekur dhe 22,024 janë shëruar.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ka premtuar ndihmë për përballje me pandeminë.
Javën e ardhshme, qeveria pritet të publikojë fondin e katërt të ndihmës për bizneset, por edhe për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, që arrin në 500 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje