Ne rrjet

2200 viktima në 24 orë, SHBA nuk “i bindet”Trump për hapjen e bizneseve

SHBA ka regjistruar cila në 24 orët e fundit më shumë se 2222 viktima, bilanci më i lartë që nga fillimi i pandemisë në botë. Shtetet e Bashkuara kanë një total viktimash prej më shumë se 26 mijë dhe rreth 610 mijë të infektuar.

Por kriza e rëndë shëndetësore nuk ka zbutur përplasjet politike në vend, përkundrazi, shumë prej shteteve amerikane nuk pranojnë të hapin bizneset për shkak të epidemisë, pavarësisht kërkesave të presidentit Trump.

Numri i lartë i viktimave ka bërë që gjithnjë e më shumë qytetarë të qëndrojnë në shtëpi, duke “braktisur” vendet e punës. Edhe pse presidenti Donald Trump ka premtuar heqjen e masave kufizuese sa më shpejt të jetë e mundur, ky vendim nuk duket të jetë i mirëpritur në mesin e shteteve të prekura nga koronavirusi.

Trump po ndeshet me kundërpërgjigje pas komenteve se “autoriteti përfundimtar” është në dorë të tij dhe jo të shteteve, për të vendosur kur do të rihapet ekonomia amerikane.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të martën se nuk do të përfillte dhe do të sfidonte në gjykatë urdhra nga Shtëpia e Bardhë për të rihapur ekonominë në këtë shtet, ku pandemia ka goditur rëndë.

“Nëse (Presidenti Trump) me jep urdhër për të rihapur ekonominë në ndonjë formë që vë në rrezik banorët në shtetin tim, nuk do ta bëj. Do të ndesheshim me një interpretim kushtetues për autoritetin federal dhe atë shtetëror. Do të përfundonim në gjykatë,” tha Guvernatori Cuomo për CNN.

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë së shpejti vendimet që ka marrë lidhur me distancimin social. Presidenti do të bëjë “njoftime të rendësishme” për rihapjen e ekonomisë amerikane “me sot, me nesër” tha këshilltari i tij kryesor ekonomik të martën.

“Brenda pak ditësh, presidenti do të bëjë njoftime me shumë rendësi lidhur me udhëzimet për distancimin social,” tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow në një intervistë me rrjetin Fox.

“Duam të kthejmë njerëzit në punë. Duam ta realizojmë rihapjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Duam ta realizojmë me garanci të bazuara tek shkenca dhe specialistët,” tha zoti Kudlow.


Në komentet që bëri të hënën në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se “vendimi është në dorë të tij” kur u pyet nga Zëri i Amerikës nëse grupe shtetesh mund të krijojnë planet e tyre dhe të sfidojnë autoritetin e presidentit për të deklaruar rihapjen e ekonomisë në një kohë kur nuk është vënë nën kontroll epidemia e koronavirusit.

“Nuk bëjnë dot asgjë pa miratimin e presidentit të SHBA,” deklaroi Trump.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë