Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka miratuar raportin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të 25 prillit, duke i vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri gjatë tranzicionit.
Raporti i KiE thotë se votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhje të lira e të ndershme e me standarde.
Së dyti vlerësohet reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.
Së treti, raporti vlerëson edhe përdorimin e teknologjisë, si identifikimi dhe votimi elektronik, që sipas KiE forcoi besimin e publikut te procesi zgjedhor.
Së katërti, në raport thuhet se në panoramën e përgjithshme, që nga fushata, votimi dhe numërimi u tregua se këto zgjedhje janë më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.
Në pikën e pestë vlerësohet përfaqësimi gjinor, ndërsa në fund thuhet se Qeveria përmbushi të gjitha detyrimet e saj për mbajtjen e zgjedhjeve paqësore, të barabarta dhe të lira e të ndershme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje