Politike

25 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha zhvillon homazhe, Basha mesazh: Ai u vra pabesisht

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Tribunit të Demokracisë.

Në ceremoni morën pjesë familjarët e Azem Hajdarit, si dhe deputetë të PD-së, mes tyre edhe Sali Berisha.

Nga ceremonia ne perkujtim te figures se Azem Hajdarit

Homazhet u mbajtën pranë Varrezave të Dëshmorëve, për t’u zhvendosur më pas tek Memoriali i Azem Hajdarit.

Ndërss kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh në Facebook.  

“25 vite më parë u vra pabesisht Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore që me veprën e tij të pavdekshme u bë simboli i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist dhe ngadhnjimin e lirisë mbi diktaturën.

Kurajo, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoq të Azem Hajdarit. Angazhimi politik për Azem Hajdarin ishte një instrument për t’i shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist.

Kontributi i tij në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës  së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë, për të triumfuar mbi të keqen dhe për të ndërtuar përmes lirisë një të ardhme të denjë për çdo shqiptar”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë