Politike

28 kandidatë dyshohen si subjekt dekriminalizimi, LSI me pjesën më të madhe

Ka shkuar në 28 numri i kandidatëve për deputetetë nga të gjitha partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit, të cilët do të kalojnë verifikimin e thelluar në njësinë e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Lista përmban emra që kandidojnë në thuajse të gjitha partitë dhe koalicionet e regjistruara për garën e 25 prillit, por sërish mbetet paraprake, pasi KQZ thotë se ende nuk është përmbyllur procesi i verifikimit të figurave nga ky institucion.

Gjithsesi, deri më tani, 11 emrave që u bënë publikë nga KQZ pak ditë më parë më shënimin se do të dorëzohen në prokurori për verifikim të thelluar u 17 të tjerë mes të cilëve katër nga PD, tre nga PS, gjashtë nga LSI dhe dy nga Bindja Demokratike.

Nga KQZ nuk ka ende një informacion zyrtar, por sipas listës së publikuar nga Top Channel, emrat e dorëzuar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme janë:

Koalicioni ABEOK

Altin Gjeloshaj
Elsa Voka
Daniel Prroj
Ervis Beu
Ido Pashaj

Partia Bindja Demokratike

Arsen Belaj
Bahri Shabani

Partia Lëvizja për Ndryshim

Dashamir Tahiri
Ardian Gjoka

Partia Lëvizja e Re

Ilmi Kuka

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

Arbër Arifaj
Ashim Tafilaku
Elton Ismaili
Ferdinant Aligjoni
Ilir Hysi
Artur Baku

Partia Nisma Thurje

Boris Shakaj
Napolon Laska

Partia Demokratike

Agron Kapllanaj
Gentian Muca
Rezeart Tusha
Zef Hila

Partia SocialDemokrate

Kleo Murataj
Tom Doshi
Serdar Hoxha

Partia Socialiste

Artan Bitri
Halim Dauti
Leonard Beqiri


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë