Politike

30 deputetë i bashkohen Bardhit: Komision hetimor për investimet strategjike

Pas rrëzimit nga mazhoranca të nismës së disa deputeteve për komision për investimet strategjike, një nga nismëtarët deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur sërish firmat për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen në fjalë.

Kjo mund të jetë nisma e parë që ka mbledhur më shumë firma nga grupi parlamentar i PD-së qysh prej përplasjes publike brenda saj  

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike.

Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij…”, shkruan Bardhi duke i bashkangjitur edhe kërkesën me firmat e 31 deputetëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë