Politike

30 mln euro shpenzime për ilaçet në pandemi, Tabaku: Qeveria, as 1% rimbursim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një postim në faqen e saj në Facebook, në lidhje me paratë e shpenzuara nga të gjithë shqiptarët për kurimin nga Covid-19, që sipas saj, kapin shifrën e 30 milionë eurove.

Deputetja Tabaku ka publikuar disa statistika dhe ka shkruar se nga 30 milionë euro të shpenzuara nga qytetarët për ilaçe, qeveria ka rimbursuar vetëm 231 mijë euro.

Statistikat e publikuara nga Tabaku. Gazeta Si, 24 shtator 2021

“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria u ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro. As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën nuk e përdor për t’u shërbyer qytetarëve, por për t’u pasuruar vetë. Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”, – shkruan Tabaku në profilin e saj në Fcaebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë