Politike

30 vjet nga themelimi i PD, Basha e përkujton me një video, Berisha dhe ai protagonistë

Në 30 vjetorin e themelimit të PD-së, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi përmes një video mbi rrugëtimin e kësaj force politike ku në qendër të saj janë Sali Berisha që prej themelimit të partisë e më pas qeverisja e tij dhe ai, Lulzim Basha. Një bashkërrugëtim mes tyre, ku fokusohet edhe mesazhi se PD ka bërë gjithçka për njerëzit.

“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.

Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.

Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.

30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet në videon e shpërndarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë