Politike

30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, Rama në Romë me familjen: Vlera jonë, bashkëjetesa fetare

Në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit, kryeministri Edi Rama i është bashkuar ceremonisë së organizuar për këtë ditë në Romë, bashkë me familjen e tij.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho, kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë përfaqësues të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi si vlere të shqiptarëve  bashkëjetesën fetare.

“…E kam të vështirë të shpreh siç duhet mirënjohje kundrejt Kishës dhe katolikëve, shqiptarë apo të huaj qofshin që bëjnë kaq shumë për të përmirësuar jetën e më nevojtarëve. Por sot më shumë se kurrë, në prani të Shkëlqesisë së tij, do të doja t’ju falënderoja për këtë vëllazëri, që bashkon Selinë e Shenjtë me Republikën e Shqipërisë, 30 vite më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Shqipëria është ndër vendet e para që ua hapi dyert e veta mijëra afganëve. Ne se refuzuam thirrjen për ndihmë, por u përpoqën që të ndajmë me ta gjithçka mundeshim, siç bëmë me hebrenjtë. U bëmë vendi në Europë me më shumë hebrenj. Për ne është e rëndësishëm jo vetëm t’i mirëpresim ata që ndodhen në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, si njerëz të familjes. Me Kishën Katolike, me shumë vepra të tjera ndihme, ne ecim duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit. Këto projekte iu drejtohen brezave tanë të rinj, që të mësojnë respektin për të tjerët, ne nuk do të ndalemi…”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë