Lajme

3000 fermerë të Lushnjës bllokojnë rrugën, në protestë për qumështin

Rreth 3000 fermerë kanë dalë sot në protestë kundër skemës së TVSH-së që u ka bllokuar grumbullimin e qumështit.
Protestuesit kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës. Ata kanë bllokuar rrugën nga Rotondo e Savres deri te Rotondo e Plastmasit.
Fermerët e revoltuar akuzojnë qeverinë për falimentimin e tyre. Në vendngjarje ka edhe forca të shumta policore, të cilat kane tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga. Prej disa ditësh grumbulluesit e qumështit kanë bojkotuar mbledhjen duke çuar në falimentim fermerët, ndërkohë që në protestë janë bashkuar edhe fermerët e produkteve të tjera të Lushnjës dhe zonave përreth. “Kërkojmë uljen e TVSH për qumështin. Kemi marre kredi, ndërsa prodhimet detyrohemi t’i hedhim në plehra”, shprehen fermerët.
Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.

Në një deklaratë të sajën “Albanian Food Industry” thotë se këto akte demostruese vijnë si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendës, duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë ushqimore.
Po ashtu sqaron se kauza e fermerëve, grumbulluesve dhe agropërpunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë